Bajrami vendos të luajë për Shqipërinë

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Nedim Bajrami ka vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Futbollisti 22-vjeçar i skuadrës italiane, Empoli, së fundi ishte pjesë e U-21 të Zvicrës.

Përzgjedhësi i Shpresave të Zvicrës, Mauro Lustrinelli ka thënë se janë munduar ta bindin të mbetet pjesë e Zvicrës, por sipas tij, Bajrami ka qenë i vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë.

Zvicra U-21 është kualifikuar në Evropianin që nis këtë muaj dhe përfundon në qershor të këtij viti, ndërsa Bajrami ka qenë ndër lojtarët kryesorë në kualifikime.

“Ne u përpoqëm shumë ta bindnim Nedimin të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por, ai më pas na tregoi se zemra e tij rreh më shumë për Shqipërinë. Për ne, identifikimi është një nga vlerat themelore për një lojtar të Zvicrës. Kështu që nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse ta linim të shkonte”, ka thënë Lustrinelli.

Në 12 ndeshje për U-21 e Zvicrës, Bajrami ka shënuar një gol, ndërsa në 25 paraqitje me fanellën e Empolit në të gjitha garat ka shënuar tre gola.

Të ngjashme