Bakayoko ka zgjedhur të rikthehet te Milani

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko duket se do të kthehet te Milani, pasi përfaqësuesit e tij dhe Rossonerët thuhet se kanë arritur një marrëveshje.

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, mesfushori francez ka dhënë leje për një kthim në San Siro dhe se përfaqësuesit e tij mbyllen një marrëveshje me drejtuesit e kuqezinjve për transferimin e tij në Milanello.

Gazeta pretendon se Milani nuk do të negociojë me Chelsean dhe shpreson që ta sigurojë 27-vjeçarin në huazim të thjeshtë me mundësi blerje.

Blutë kanë zgjatur kontratën e Bakayokos me një vit deri në qershor të 2023 dhe kjo do të ndihmojë në lehtësimin e kalimit të tij te Rossonerët.

Sipas mediave, Milani dhe Chelsea janë në bisedime të avancuara dhe mesfushori, i cili kishte edhe opsione të tjera, zgjodhi një kthim në Milano.

Bakayoko kaloi sezonin 2018-19 në San Siro, kur Gennaro Gattuso ishte në krye të ekipit, dhe luajti për ish-trajnerin e Milanit në Napoli sezonin e kaluar.

Ish-ylli i Monacos ka luajtur 63 herë në Serie A, duke shënuar tre gola, njëri prej tyre me ngjyrat kuqezi.

Të ngjashme