“Bale 100 për qind i fokusuar te Reali”

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Greth Bale është 100 për qind i përqendruar te Real Madridi, sipas agjentit të tij.

Jonatan Barnett iu përgjigj raportimeve pasi trajneri i Realit, Zinedine Zidane, zgjoi dyshimet për fokusin e uellsianit.

Pas humbjes nga Vallecano në fundjavë, Zidane tha se “nuk e di nëse Bale është i fokusuar, duhet ta pyetni atë”.

Por Barnett ka mohuar dyshimet. “Gareth është 100 për qind i fokusuar te Reali”, ka thënë ai për BBC-në.

29-vjeçari është përfolur gjatë se mund të largohet nga Reali këtë vit. Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2022. Bale iu bashkua Realit nga Tottenhami më 2013 për 85 milionë funte.

Të ngjashme