Bale arrin marrëveshje personale me Man Utd

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Gareth Bale ka vendosur të largohet nga Real Madridi.

Ylli uellsian nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane, dhe ka kërkuar largimin.

Bale mund të rikthehet në Premierligë, me Manchester United, që ka shprehur interesim për të.

Madje sipas mediave në Ishull “Djajtë e Kuq”, kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin, transmeton KTV.

Ndryshe, madrilenët i kërkojnë rreth 100 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Të ngjashme