Bale dëshiron të largohet nga Reali

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Ylli uellsian është i gatshëm për një eksperiencë të re pas aventurës së suksesshme madrilene

Gareth Bale ndien se ka nevojë për një eksperiencë të re pas aventurës së suksesshme tek Real Madridi.

Ylli uellsian po e mendon mundësinë e largimit nga “Los Blancos” gjatë verës që vjen, shkruan e përditshmja spanjolle AS.

Futbollisti ofanziv flitej se do të largohej gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund qëndroi në Spanjë.

Ai e kishte një ofertë të majme nga Kina, por preferon të vazhdojë të luajë në futbollin evropian.

Trajneri Zinedine Zidane po i jep atij hapësira për të luajtur, por Bale e ka humbur durimin pasi përfundoi jashtë ekipit në ndeshjen e Champions Leagues ndaj Club Brugge.

Bale mund të rikthehet në Premierligë vitin e ardhshëm, ku e presin krahëhapur Manchester Unitedi e Tottenhami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme