Sipas mediave spanjolle, Gareth Bale ka pësuar një lëndim të ri.
Gareth Bale shkëlqeu në fitoren e Real Madridit ndaj Borussia Dortmundit (3:1) në Ligën e Kampionëve.
Por, sipas mediave spanjolle ish ylli i Tottenhamit ka frikësuar klubin se ka pësuar një tjetër lëndim në këtë takim.
Madje, kjo konsiderohet si arsyeja pse Zidane e zëvendësoi Balen me Lucas Vazquezin katër minuta pa përfunduar takimi.