Bale-i gjobitet me 337 mijë euro pas skandalit të taksave

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Lojtari uellsian i Real Madridit, Gareth Bale, kishte qenë i vetme yll i “Los Blancos” që nuk kishte qenë i përfshirë në skandalin për shmangien e pagimit të taksave. Megjithatë, kjo gjë ka marrë fund pasi që tani edhe Bale është gjobitur nga autoritetet spanjolle me 337 mijë euro.

Sipas El Mundos, uellsiani e kishte përdorur një kompani angleze për të mos i paguar taksat dhe autoritete spanjollë besojnë se ai duhet t’i shpaguajë tani taksat e papaguara që nga viti 2013, kur u transferua në Real Madrid, transmeton Gazeta Express.

Kjo gjobë përbëhet nga 200 mijë euro për mashtrim fiskal, 100 mijë euro gjobë si dhe 37 mijë euro për interes.

Rasti i Bale është vetëm një ndër rastet e futbollistëve të “Los Blancos” të akuzuar për evazion fiskal, pasi që edhe Luka Modrici, Marcelo, Karim Benzema dhe Sergio Ramosi janë gjobitur për po të njëjtën akuzë.

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se klubet dhe futbollistët kanë qenë duke i shfrytëzuar të drejtat e imazhit për të mos i paguar taksat. Që nga viti 2000, futbollistët e kanë pasur mundësinë t’i trajtojnë paratë e fituara nga të drejtat e imazhit si të veçanta nga paratë e fituara në klubet e tyre.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme