Bale mund të largohet si lojtar i lirë

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Gareth Bale mund të mbetet lojtar të lirë në këtë verë, pasi Real Madridi është duke u përpjekur që ta gjejë një klub për ta larguar.

Koha e uellsianit te Real Madridi duket se po përfundon, pasi Zinedine Zidane nuk e konsideron atë si pjesë e planeve të tij për sezonin e ri.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Sunday Times raporton Los Blancos janë të gatshëm të heqin dorë nga anësori i tyre, madje edhe me shfuqizim të kontratës që do të thotë se mund të mos përfitojnë asgjë nga largimi i tij.

Paga e tij e lartë dhe bonuset e mëdha, po bëjnë që Mbretërit të mos jenë të interesuar që ta mbajnë në skuadër dhe po tentojnë ta largojnë në këtë afat kalimtar.

Klubet e interesuara për shërbimet e Bale nuk kanë para për ta blerë kartonin e tij, prandaj duan ta huazojnë, por problem të madh paraqet paga e tij e lartë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme