Bale në dilemë, pret për shkarkimin e Zidane ose tenton Kinën

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, është në pozitën më të palakmueshme në karrierën e tij.

Bale nuk po kalon kohë aspak të mirë tek Real Madrid, me trajnerin Zinedine Zidane që nuk bën llogaritë në shërbimet e tij.

Lojtari ishte afër një transferimi në Superligën e Kinës gjatë këtij afati kalimtar, por skuadra ‘Los Blancos’ bllokoi gjithçka.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Bale është para një dileme të re. Uellsiani do të pres për shkarkimin e Zidane, ose do të tentojë përsëri transferimin në Kinë, transmeton lajmi.net.

Situatën e keqe për lojtarin e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, i cili ka thënë se ai kurrë nuk kishte raporte të mira me Zidane.

Bale u paraqit në ndeshjen kundër Romës, ku u inkuadrua si zëvendësues, megjithatë, ai nuk pritet të ketë minuta në La Liga.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit, i cili dikur shprehej se do të qëndrojë në Madrid për pagën e tij, edhe nëse duhet të luajë golf.

Të ngjashme