Bale nuk ua mbyll derën skuadrave nga Kina

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 09:32 | Nga

Bale ka dhënë sinjale se një ditë mund të luajë në Kinë.

Juventusi, Tottenhami, Manchester United – gjitha këto skuadra duan shërbimet e Gareth Bale, që raportohet se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”, pasi ka nisur ta humbasë vendin e titullarit te Real Madridi.

Por, vet Bale – nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe të transferimit në Kinë.

“Është vend i mirë me njerëz të shkëlqyer. Për sa i përket të ardhmes nuk jam i sigurt, të jem i sinqertë nuk e kam menduar këtë. Por jam i sigurt se nëse një ditë vendosi të vij, besoj se do të ishte diçka e mirë”, deklaroi uellsiani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme