Bale, shënjestra kryesore e Newcastle

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Gareth Bale nuk është i dëshiruar te Real Madridi, prandaj e ardhmja e tij pritet të jetë larg Santiago Bernabeut.

Megjithatë, Los Blancos deri më tani nuk kanë mundur ta largojnë për shkak të pagës së tij të lartë, sepse klubet nuk duan ta paguajnë atë shumë.

Ndërkohë, Newcastle United pritet të bëhet klubi i pasur me pronarë të rinj, të cilët janë të interesuar që ta riformojnë skuadrën.

Kështu, sipas Marca, anësori uellsian është shënjestra kryesore e klubit anglez për afatin e ardhshëm kalimtar.

Tottenham Hotspur e ka zbehur interesimin për ish-lojtarin e vet, ashtu që kthimi i Bale në Ligën Premier pritet të jetë në St James’ Park.

Të ngjashme