Bale shkëlqen në fitoren e Tottenhamit

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Gareth Bale ka shkëlqyer në fitoren bindëse të Tottenahmit ndaj Burnleyt. Ndeshja e së dielës përfundoi 4:0 në të mirë të Tottenhamit.

Ylli Bale shënoi për 1:0 që në minutën e dytë. Harry Kane shënoi me asistim të Bale në minutën e 15-të, kurse për 3:0 realizoi Lucas Moura në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë Bale shënoi edhe një gol tjetër për rezultatin përfundimtar, 4:0. Ai shënoi në minutën e 55-të pas asistimit të Heung-Min Son. Son asistoi edhe në golin e parë të uellsianit.

Bale 31-vjeçar ka tri gola e dy asistime në nëntë paraqitje në Premier League, këtë edicion. Ai ka pasur telashe për të gjetur formën, por të dielën ka dhënë shenja se po kthehet. Bale ka edhe tri gola në Ligën e Evropës dhe dy në garat për Kupë.

Tottenhami është në vend të tetë me 39 pikë nga 25 ndeshje. Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të kampionatit anglez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme