Bale shpreson ta mbyllë karrierën te gjiganti spanjoll

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Gareth Bale dëshiron të pensionohet si futbollist i Real Madridit, pavarësisht spekulimeve të mediave se ai do të largohet nga gjiganti spanjoll.

Kështu ka bërë të ditur menaxheri i tij, Jonathan Barnett, në një intervistë për BBC.

“Ai dëshiron të luajë gjatë gjithë karrierës së tij për Real Madridin”, ka thënë Barnett.

29-vjeçari është kritikuar shumë nga mediat spanjolle, tifozët e Redal Madridit dhe madje disa lojtarë për dështimin e tij.

Futbollisti i Uellsit është që nga viti 2013 pjesë e Real Madridit, derisa në La Liga, këtë edicion, ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 21 paraqitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme