Ballkani del me njoftim zyrtar, tregon gjendjen shëndetësore të portierit Stivi Frashëri

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Futbollit Ballkani ka lëshuar një njoftim në faqen zyrtare përmes se cilës ka njoftuar edhe për gjendjen shëndetësore të portierit Stivi Frashëri i cili u sulmua fizikisht nga tifozët e Gjilanit gjatë ndeshjes së vlefshme për xhiron e 27’-të.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar se Frashëri është jashtë rrezikut për jetë, por që ka shtypje të brendshme.

Më tutje në reagim Ballkani ka kërkuar edhe reagimin e organeve të drejtësisë ndaj kryerësve të këtij akti sakndaloz.

Regimi i plotë i Ballkanit:

Të dashur tifoz,

Siç jeni tashme te njoftuar lidhur me incidentin ne ndeshjen ndermjet SC Gjilani dhe FC Ballkani gjeja më e rëndësishmja është mirëqenia dhe shëndeti i Stivi Frasherit.

Lidhur me këtë falenderojmë të gjithë komunitetin sportiv dhe qytetaret e ndershëm për mbështetjen ndaj të sulmuarit Stivi, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë ku në emergjencen e spitalit ne Gjilan i ka bërë analizat fillestare, ndërsa është i udhëzuar për të bërë rezonanca shtesë pasi ka shtypje te mbrendshme .

Shpresojmë në sherimin sa me te shpejt të gardianit tonë.

Të ju përkujtojmë se SC Gjilani në Suharekë ka marr pikët e plota si mysafir, por asnjëherë nuk i’u është rezervuar pritja e këtill si kjo e sotit pasi ne si klub i kemi raportet shume te mira me të gjitha klubet.

Futbollistët e rivalit tonë të sotëshem i përgazojmë për angazhimin dhe lojën e shfaqur, ndërsa organizimin e ndeshjes derbi i’a lejmë organeve kompetente që të vlerësojnë dhe gjykojnë brenda rregulloreve te FFK-se

Huliganizmi i shfaqur pa përfunduar ndeshja kryesore e kësaj xhiroje askujt nuk i shkon për shtati, andaj ftojmë policin e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë që të bëjnë çmos për të vënë drejtësinë me qëllim që raste te këtilla mos të përseritën asnjëherë.

Faleminderit te gjithë opinionit futbolldashës për reagimet dhe mbeshtetjet.

Me respekt FC Ballkani

Të ngjashme