Ballkani dhe Prishtina në finale të Kupës së Kosovës

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Ballkani dhe Prishtina do të luftojnë për trofeun e Kupës së Kosovës 2020, pasi të dyja e arritën finalen e madhe duke i eliminuar Feronikelin dhe Drenicën, përkatësisht, në fazën gjysmëfinale.

Finalja mes Ballkanit, i cili e arrin atë për herë tre parë në histori të klubit, dhe Prishtinës, e cila e shijon finalen për herë të 10-të, do të luhet të mekurën, më 29 korrik.

Ballkani kaloi në finale për herë të parë në histori falë golit si mysafir, pasi takimi i kthimit gjysmëfinal në Drenas u mbyll baras 1:1, me ndeshjen e parë në Suharekë që kishte përfunduar po ashtu baras, por pa gola.

Mirlind Daku e kaloi skuadrën e Ismet Munishit në epërsi 1:0 në minutën e 27-të, duke realizuar me kokë pas një harkimi të bukur nga Arbër Hoxha.

Ballkani e mbizotëroi skuadrën e Afrim Tovërlanit gjatë pjesës së parë duke e mbajtur topin në zotërim dhe duke krijuar raste të shpeshta.

Por në pjesën e dytë, Feronikeli tregoi lojë më të mirë dhe ia doli të shënojë përmes Van-Dave Harmon në minutën e 65-të.

Në 25 minutat e mbetur, Nikli qe i pafuqishëm ta mposhtë edhe një herë portën e Ballkanit dhe u eliminua.

Ballkani shkon në finale për herë të parë në histori.

Drenica 2:3 Prishtina

Prishtina e arriti finalen e Kupës së Kosovës për herë të 10-të në histori të klubit, pasi e mundi Drenicën 3:2 në ndeshjen e kthimit në Skenderaj.

Bardhekaltrit e mundën 3:2 Drenicën në Skenderaj falë golave nga Leonit Abazi, Endrit Krasniqi dhe Leotrim Bekteshi dhe kalon në finale me rezultat të përgjithshëm 6:2 pas dy ndeshjeve.

Golat për Drenicën i shënuan Kerim dhe Muceli.

Skuadra e Armend Dallkut e kishte fituar 3:0 ndeshjen e parë në Fadil Vokrri në kryeqytet.

Kjo do të jetë finalja e 10-të në histori për gjashtë herë fituesin e kupës.

Të ngjashme