Ballkani-Drita, derbi i javës në Superligë

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Sot me fillim nga ora 13:00, në Suharekë do të zhvillohet derbi i kësaj jave në mes të Ballkanit dhe Dritës.

Ekipi nga Suhareka do të synojë ta mbajë kreun e tabelës, ndërkaq gjilanasit kërkojnë ta rrëmbejnë atë.

Skuadra e Ismet Munishit është në vendin e parë me 35 pikë, kurse dy më pak i ka Drita që është në të dytën.

Ndeshje tjetër mjaft interesante për mbijetëse në Superligë do të jetë ajo në mes të Llapit dhe Besës nga Peja.

Kjo ndeshje do të filloj nga ora 12:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme