Ballkani e fiton derbin ndaj Prishtinës

Prishtinë | 04 Sht 2022 | 22:15 | Nga Ekonomia Online

Derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit i ka takuar skuadrës nga Suhareka.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina ishte nikoqire e Ballkanit sonte.

Ndeshja e vlefshme për javën e pestë kampionale i takoi Ballkanit 0:1.

Ishte Albion Rrahmani, ai i cili me një gol të bukur në minutën e 45-të ia dhuroi fitoren skuadrës së Ilir Dajës.

Ndeshja nga fillimi e deri në fund ishte e tensionuar me shumë raste, por që në fund fituan mysafirët.

Pas pesë ndeshjeve, Ballkani ka nëntë pikë në vendin e dytë me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Kurse, Prishtina ka shtatë pikë dhe ndodhet në vendin e katërt me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të ngjashme