Ballkani – Feronikeli, mbyllet pjesa e parë

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit.

Pas 45 minutash lojë rezultati është i barabartë, 0:0.

Të dyja skuadrat i kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin.

Pa dyshim, në pjesën e parë mundësinë më të mirë e pati Mendurim Hoti, gjuajtja e të cilit shkoi pranë portës.

Skuadra e Ismet Munishit dhe ajo e Afrim Tovërlanit do të mundohen ta gjejnë golin në pjesën e dytë.

Të ngjashme