Ballkani i thotë lamtumirë titullit, Drenica e shokon Llapin

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Mbyllen ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës.

Në Suharekë, Ballkani e priti Arbërinë ku është turpëruar dhe duke humbur kështu shanset për titull.

Ballkani u mund të shtëpi me rezultatin 2-3.

Tani, Ballkani ka mbetur pesë pikë prapa liderit, Prishtinës që po shkon sigurt drejt titullit.

Ndeshja tjetër u zhvillua mes dy skuadrave që janë në garë për mbijetesë.

Në Skenderaj, Drenica e priti Llapin ku triumfoi 4-2.

Të ngjashme