Ballkani ka kaluar fazën kur mund të quhej befasi

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se një e treta e xhirove të stinorit është zhvilluar dhe Ballkani e gjen veten në krye të renditjes.

Skuadra nga Suhareka, që synim fillestar kishte sigurimin e ekzistencës, sot është para skuadrave që para se të niste stinori kishin shpallur kandidaturat për titull, bazuar në fondin e lojtarëve.

Ballkani mban vendin e parë me 29 pikë pas 13 xhirove dhe kjo skuadër më nuk mund të quhet befasi. Tash mbi të mund të rëndojë fakti i të qenit lider dhe pretendues i ri për titull, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, thotë se faza kur rezultatet e mira të kësaj skuadre janë llogaritur befasi, ka kaluar.

Ballkani ka mposhtur thuajse të gjitha ekipet që llogarisin veten pretendues për titull.

Munishi thotë se ka pritur që Ballkani të ketë rezultate të mira, por jo që edhe të jetë para skuadrave të tjera të mëdha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme