Ballkani mëson kundërshtarin në play-off, mund të përballet me skuadrën shqiptare

Prishtinë | 02 Gus 2022 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Ballkani ka mësuar kundërshtarin e mundshëm që mund ta ketë në play-off-in e Conference League.

Skuadra nga Suhareka nëse kalon me sukses raundin e tretë, në fazën e “play-off-it”” mund të përballet me humbësin e ndeshjes në Ligën e Evropës, mes Shamrock Rovers dhe Shkupit.

Ballkani fillimisht do të ketë punë me ekipin e Ishujve Faraoe, Klaksvik, në raundin e tretë të kësaj gare.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten, me fillim nga ora 20:00.

Të ngjashme