Ballkani mposht ekipin nga Superliga e Polonisë

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Ballkani ka mposhtur skuadrën nga Superliga e Polonisë në ndeshje miqësore me rezultat 1:2.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, i kanë realizuar dy mbrojtësi Armend Thaqi dhe Arbër Prekazi.

Kjo ndeshje u zhvillua në Turqi, atje ku skuadra suharekase po zhvillon fazën përgatitore, shkruan Gazeta Express.

Kjo është fitore shumë e rëndësishme për Ballkanin, pasi mposhtën një ekip që ka vlerë shumë më të madhe në treg.

Jagellonia në Transfermarkt kap vlerën 14,78 milionë euro ndërsa Ballkani 3,98 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme