Ballkani ndalet nga Llapi, por mbetet lider i kampionatit

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Ballkani dhe Llapi kanë luajtur baras 1-1 në derbin e vlefshëm për javën e 14-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët që gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 34-të dhe ishte Sebino Plaku, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.

Në pjesën e dytë, Ballkani tentonte të sulmonte në kërkim të golit të barazimit dhe Llapi rrezikonte me kundërsulme shkaku i hapësirave.

Në minutën e 62-të, Kastriot Selmani depërton bukur, por gjuajtja e tij u prit nga Armend Ruxhi, ndërsa në Plaku (65′) gjeti golin, por iu anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit arritën të shënojnë me anë të Arbër Potokut (71′), i cili shënoi nga afërsia për 1-1 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, vendasit mbesin në pozitën e parë me 30 pikë, ndërsa Llapi e sheh veten në pozitën e pestë me 25 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Ballkani udhëton te Trepça ’89, ndërsa Llapi e pret Prishtinën. 

Të ngjashme