Ballkani përforcohet me Leotrim Bekteshin

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Leotrim Bekteshi është rikthyer sërish në futbollin kosovar, por kësaj radhe te Ballkani.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht këtë të shtunë për arritjen e marrëveshjes me 30-vjeçarin, shkruan Gazeta Express.

Bekteshi me Ballkanin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024. Transferimi i tij te therandasit vije pak para se skuadra të fillojë me ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Qendërmbrojtësi kosovar së fundi ishte pjesë e Mjondalenit në Norvegji, teksa karrierën e ka zhvilluar edhe te Iskra Borcice (Slloveni), Prishtina, Gjilani, Besa e Trepça ’89. 

Të ngjashme