Ballkani po bëhet me kompleks të ri sportiv

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar si shkak i pandemisë së Coronavirusit tashmë e dy muaj.

Por, për fatin e kampionatit do të vendoset sot pas mbledhjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Presidenti i klubit të futbollit “Ballkani” nga Suhareka, Arsim Kabashi, me anë të një videoje ka treguar projektin për kompleksin sportiv të “Ballkanit”.

“Kompleksi Sportiv FC Ballkani. Projekti konceptual, së shpejti inaugurimi. Na priftë e mbara”.

Të ngjashme