Ballkani rrezikon të gjobitet nga UEFA, kjo është arsyeja

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Ballkani mund ta ketë fatin e Llapit.

Therandasit në fakt sot po e përsërisin gabimin që e kishte bërë klubi llapjan javë më parë, kur i kishte bllokuar disa rrugë që çojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me këtë rast, UEFA e kishte gjobitur klubin llapjan me 8 mijë euro me arsyetimin “bllokim i rrugëve publike”, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo kishte ndodhur në ditën e zhvillimit të ndeshjes ndaj Buduçnostit në Conference League.

Drita më pas nuk e përsëriti gabimin e llapjanëve dhe ia hodhi paçtë.

Kurse sot, në bazë të fotografive të siguruara nga “Gazeta Express”, shihet se Ballkani para lojës me kampionin e Ishujve Faroe, Klaksvik i ka bllokuar disa rrugë që çojnë drejt stadiumit të kryeqytetit.

E për këtë arsye, kampioni i Kosovës mund të gjobitet nga UEFA pas disa ditësh.

Ballkani do të luajë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër ekipit Klaksvik, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Conference Leagues.

Ekipi Portokalli është i vetmi që ka mbetur nga Kosova në garat evropiane, derisa Drita, Gjilani dhe Llapi u eliminuan më herët. 

Të ngjashme