Ballkani transferon futbollistin e Skënderbeut

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti Bajram Jashanica, i është bashkuar skuadrës nga Suhareka, Ballkani.

Përmes një njoftimi në Facebook, klubi i drejtuar nga Ismet Munishi, ka bërë të ditur se Jashanica tashmë është pjesë e Ballkanit.

Jashanica është transferuar nga skuadra shqiptare Skënderbeu nga Korça.

Të dashur tifozë,

“Kemi kënaqësinë t’iu prezantojmë futbollistin Bajram Jashanica, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit KF Skenderbeu (Korçë), ku ka bërë karrierën më të gjatë të tij si super lojtar. Po ashtu Jashanica ishte dhe reprezentues i përfaqësueses së Kosovës 2016-2017. Jashanica shquhet me ndërhyrje të sakte në qendër të mbrojtjes dhe tajmingun e përsosur nga ndërprerjet.

Na priftë e mbara Suharekë

Të ngjashme