Ballkanit i arrin përforcimi i madh, gati për ndeshjen ndaj Llapit

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Theophilus Solomon është përforcimi më i madh që ka bërë Ballkani gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi afrikan ka nënshkruar javë më parë me skuadrën e Bekim Isufit, por vetëm sot është bashkuar me ekipin.

Ka qenë faqja zyrtare e Ballkanit që ka dhënë lajmin e madh për tifozët për arritjen e Solomon në Suharekë.

Solomon ka filluar tanimë përgatitjet me pjesën tjetër të ekipit dhe pritet që të debutoj në fundjavë ndaj Llapit.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

𝗪𝗲𝗹𝗰𝗼𝗺𝗲 𝗦𝗼𝗹𝗼𝗺𝗼𝗻

Theophilus Solomon sot është bashkuar me ekipin dhe ka mbajtur seancën e parë stërvitore me skuadrën tonë.

Sulmuesit shtatlartë i urojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën e klubit tonë.

Të ngjashme