Balotelli: Dua të rikthehem në Itali, jo te Milani

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 17:19 | Nga

Balotelli dëshiron të rikthehet në Serie A.

Mario Balotelli, kontrata e të cilit me Nicen i skadon në verë, ka bërë të ditur se dëshiron të luajë sërish në Serie A, por ka mohuar rikthimin e mundshëm te Milani.

Roma është një ndër skuadrat që po interesohet për sulmuesin me pasaportë italiane.

“Do të doja të kthehem në Itali”, tha ai për “Calciomercato.com”.

“Shumë ekipe po më ndjekin, por mund të them se Milani nuk është njëri prej tyre. Nuk ka asnjë shans që të rikthehemi te Rossonerët”.

“Nice? Duket se nuk do të qëndroj, edhe pse nuk e di ende sigurt. Por, duket se ky është sezoni im i fundit këtu, edhe pse ka qenë më i bukuri në Francë”, shtoi mes tjerash Balotelli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme