Balotelli pritet të largohet nga Brescia

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Brescia, Mario Balotelli gjatë afatit kalimtar të janarit mund të largohet nga Serie A.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Balotelli e ka shumë të vështirë të ambientohet në klubin e tij të ri dhe është përfshirë gjithashtu në argumente të ashpra me trajnerin e klubit, Fabio Grosso.

Sipas raportit të fundit, Galatasaray është e interesuar të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Manchester Cityt dhe me shumë mundësi gjatë janarit do të vijë oferta e parë në drejtim të Supermarios.

Nëse do të arrihet marrëveshja, ish-sulmuesi i Interit për herë të parë në karrierë do të transferohet në Turqi.

Gjatë këtij sezoni, Balotelli ka luajtur me klubin e tij në 7 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar 2 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme