Balotelli reagon ndaj racistëve dhe atyre që mohojnë atë: Turp të keni

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Mario Balotelli ka qenë përsëri viktimë e abuzimeve raciste, në futbollin italian.

Ylli italian i cili tashmë mbron ngjyrat e Brescia, nuk pati një udhëtim të lehtë në ndeshjen kundër Verona, ku përveç humbjes, duhej të përballej edhe me fyerje raciste.

Pas këtyre skenave aspak të hijshme, Mario ka reaguar edhe ndaj atyre që insistojnë se nuk kishte racizëm.

“Për ata që bënin zëra majmuni: Turp të keni. Turp të keni. Turp të keni para fëmijëve, grave, prindërve, të huajve, shokëve .. turp” ishin fjalët e Balotelli, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, presidenti i Verona në anën tjetër, ka mohuar ndonjë mundësi që në stadium të kishte racizëm.

“Konfirmoj se nuk kemi dëgjuar asgjë. Tifozët e Verona janë pasionantë, por jo racistë” ka thënë presidenti.

Mbetet të shihet nëse do të ketë hetime më të thella nga Federata e Futbollit të Italisë.

Të ngjashme