Balotelli tregon se Totti kurrë nuk i kërkoi falje për goditjen që ia dha në finale të Kupës së Italisë

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Brescias, Mario Balotelli ka treguar se legjenda e Romës, Francesco Tottiu kurrë nuk i ka kërkuar falje për goditjen që i dha atij gjatë finales së Kupës së Italisë të vitit 2010.

Interi, ku luante Balotelli, mposhti Romën me rezultatin 1:0, por ndeshja mbeti në hije pasi Totti u ndëshkua direkt me karton të kuq kur e goditi me këmbë nga prapa Balotellin.

Megjithkëtë, Balotelli ka thënë se kurrë nuk ka pasur ndonjë inat me Tottin, edhe pse Totti ende nuk i ka kërkuar falje për rastin.

“Po të kisha ndonjë gjë kundër tij, do t’ia thoja. Në atë moment e kuptova se unë nuk isha problemi. Ai bëri një ndërhyrje të keqe, u ndëshkua me karton të kuq: çfarë tjetër t’i them atij? Në atë ndeshje, ai vuajti pasojat. Ai nuk më ka kërkuar falje gjatë gjithë këtyre viteve, por problemi nuk isha unë: Unë nuk isha shënjestra. Ai kishte probleme të tjera në atë ndeshje”, ka thënë Balotelli në “Instagram Live”.

Balotelli ka treguar se është i lumtur te Brescia dhe dëshiron të qëndrojë.

“Unë jam i lumtur te Brescia dhe nuk dua të largohem. Brescia është qyteti im dhe jam në një klub të madh me një grup fantastik dhe tifozë të jashtëzakonshëm. Ne kemi pasur vështirësi këtë stinor, por kjo ndodh në futboll”, ka thënë Balotelli, që ka treguar se ishte pranë transferimit te Juventusi në janar të vitit 2013.

Të ngjashme