Balotellit i mohohet qasja në stërvitje

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesit Mario Balotelli i është mohuyar qasja në qendrën sportive të Brescias, Torbole, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Balotelli është paraqitur në qendër sot në mëngjes, mirëpo nuk është lejuar të hyjë.

Brescia ka njoftuar se pushimi mjekësor ende nuk i ka skaduar Balotellit dhe për këtë arsye nuk është lejuar të hyjë. Balotelli më herët ka refuzuar të anulojë kontratën.

“Tash shkruani se nuk po stërvit”, ka thënë Balotelli kur është larguar dhe ai pritet të kthehet sërish në qendër të mërkurën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme