Banega luftarak sjell fortësinë e munguar në mesfushën e Argjentinës

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 10:31 | Nga

Lionel Messi dhe Marcos Rojo mund të kenë pushtuar ballinat e gazetave, pasi shënuan në fitoren 2:1 të Argjentinës ndaj Nigerisë të martën, por ishte vendimi për të aktivizuar Ever Banegan në mesfushë që pati ndikimin më të madh në skuadrën e drejtuar nga Jorge Sampaoli.

Fitorja e dërgoi Argjentinën në fazën nokaut të Kupës së Botës dhe e eliminoi Nigerinë, por mënyra se si u arrit fitorja, me një gol të vonshëm të shënuar, ka ofruar atë shtytje aq të nevojshme pas vështirësive në dy ndeshjet e para.

Pasi barazoi 1:1 me Islandën dhe pësoi thellë 3:0 nga Kroacia, Argjentina përballjen me Nigerinë e kishte për jetë a vdekje. Në dy ndeshjet e para ishte e cenueshme në mbrojtje dhe po ashtu kishte telashe për të dërguar topin te Lionel Messi.

Argjentinasit ishin shkelur nga Kroacia, ku Javier Mascherano dhe Enzo Perez po ndiqnin hijet në mesfushë, ndërsa Ivan Rakitiq dhe Luka Modriq udhëhiqnin lojën e Kroacisë në mënyrë të shkëlqyer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme