Barazon City, Huddersfield ende në luftë për mbijetesë

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 16:35 | Nga

Manchester City ka barazuar sot me skuadrën Huddersfield Town me rezultat 0-0.

Ka përfunduar ndeshja e parë për sot në Premier Ligë në mes të Manchester City dhe Huddersfield Town.

City në këtë ndeshje është paraqitur me ekipin e tyre të dytë por megjithatë e ka dominuar takimin me skuadrën që sivjet është promovuar në Premier Ligë.

Se kampionët e Premier Ligës e kanë dominuar këtë takim e tregon fakti se ata kanë pasur në masën 75 për qind të posedimit të topit.

Me këtë barazim City arrin në kuotën e 74 pikëve ku janë edhe dy ndeshje deri në përfundim të sezonit, kurse Huddersfield Toën ka 36 pikë dhe i mbetet në dy ndeshjet e fundit që ta sigurojë mbijetesën në Premier Ligë.

 

Të ngjashme