Barça afër Coutinhos për 150 milionë euro

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 15:00 | Nga

Barcelona është duke përgatitur një ofertë prej 150 milionë eurove për të siguruar shërbimet e Philippe Coutinhos nga Liverpooli.

Transferimi i brazilianit pritet të mbyllet në janar, duke u bërë lojtari i tretë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymarit dhe Kylian Mbappes te PSG-ja.

Coutinho pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të Barçës, për të kaluar Ousmane Dembelen që u ble verën e kaluar nga Borussia Dortmundi për 145 milionë euro.

Opsioni për kompletim të transferimit të tij gjatë verës është hedhur poshtë, pasi Barça dhe 25-vjeçari insistojnë që kalimi të kompletohet menjëherë në janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme