Barça bën gati ofertë për Kimmichun

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Barcelona raportohet se po bën gati një ofertë për mbrojtësin e Bayern Munichut, Joshua Kimmich.

Sipas “Mundo Deportivos”, Barça e dëshiron Kimmichin në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

23-vjeçari iu bashkua Bayernit nga Leipzigu më 2015 dhe deri tash ka pasur 139 paraqitje në të gjitha garat për kampionin gjerman. Ka shënuar 15 gola e ka asistuar 25 herë. Kimmich ka fituar tre tituj të Bundesligës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme