Barça do 27 milionë funte për huazimin e Coutinhos

Prishtinë | 04 Gus 2019 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Barcelona raportohet se ua ka ofruar klubeve të Premier Ligës shansin që të huazojnë për një vit Philippe Coutinhon, me dëmshpërblim prej 27 milionë funtesh.

Gjiganti katalonas e transferoi në janar të 2018-s e shkuar 27-vjeçarin, për 142 milionë funte dhe do 110 milionë funte për shitjen e tij.

Liverpooli, Arsenali, Manchester Unitedi e Paris Saint-Germaini janë përfolur për interesim për brazilianin.

Sipas “MundoDeportivo”, kampioni i La Ligas do 27 milionë funte për vetëm një sezon huazimi. Shefat e Barçës synojnë të kursejnë në pagën e brazilianit duke e ofruar në formë huazimi.

Transferimi i Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi dhe tentimi për rikthimin e Neymarit duket se do të limitojë minutazhën e Coutinhos. Gjiganti evropian ka transferuar edhe mesfushorin Frenkie de Jong nga Ajaxi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme