“Barça do të fitojë Ligën, Kupën dhe Ligën e Kampionëve këtë vit”

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Joan Gaspart, ish-presidenti i Barcelonës, ka folur në El Confidencial për “tërmetin” që ka ndodhur ditëve të fundit në klubin katalanas, pas shkarkimit të Ronald Koeman dhe ardhjes së mundshme të Xavi Hernandez.

Duke treguar se ishte nevojshme ndërrimi i trajnerit, Gaspart është i bindur se në stol me Xavin, Barça mund të fitojë tripletën.

“Duam apo s’duam, futbolli funksionon kështu. Është më e lehtë të largosh trajnerin se të gjithë lojtarët. Nëse do t’i kishin dhënë më shumë kohë Koemanit, jam i sigurt se do të kishte bërë punë të mirë”, tha ai për trajnerin holandez.

Sa i përket ardhjes së Xavit, Gasparti është shumë optimist dhe insiston se Barcelona “do të fitojë Ligën e Kampionëve, Ligën, sepse ka mbetur edhe shumë kampionat dhe Kupaë, sepse nuk ka filluar ende”.

Të ngjashme