Barça e Atletico pas Romagnolit

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Dy gjigantët spanjollë ia kanë vënë syrin qendërmbrojtësit dhe njëherësh kapitenit të Milanit, i cili po shfaq siguri dhe stabilitet viteve të fundit

Barcelona dhe Atletico Madridi ia kanë vënë syrin kapitenit të Milanit, Alessio Romagnoli.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Calciomercato”.

24 vjeçari është shtyllë e mbrojtjes së “Rossoneri” dhe i ka luajtur të gjitha ndeshjet me ta këtë sezon.

Milani nuk dëshiron ta lë lojtarin të largohet dhe shpreson që ta “blindojë” atë me një kontratë të re.

Nga ana tjetër, gjigantët e futbollit spanjoll do të tentojnë ta bindin futbollistin gjatë verës së ardhshme.

Barça po e kërkon pasardhësin e Gerard Pique dhe e sheh Romagnolin si zëvendësues ideal të mbrojtësit spanjoll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme