Barça e ka me nguti shitjen e Depayt, holandezin e pret klubi i njohur evropian

Prishtinë | 15 Gus 2022 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dëshiron ta lirojë Memphis Depayn sa më shpejt të jetë e mundur.

Shtypi spanjoll shkruan se sulmuesi holandez do të largohet nga “Camp Nou” qysh të martën.

Nga tabori i ish-futbollistit të Lyonit megjithatë kanë stopuar gjithçka, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo për faktin se nuk është arritur ende një marrëveshje e dëshiruar e largimit.

Ndërkohë, një muhabet krejt tjetër është me Juventusin, skuadër që dëshiron ta përqafojë përfaqësuesin holandez.

Marrëveshja me menaxherët e lojtarit është arritur, ndërsa flitet se lojtari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me “Bianconeri”.

Të ngjashme