Barça e nxjerr në shitje Umtitin, ky është çmimi që i kanë vënë

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Barcelona nxjerr ne shitje mbrojtësin Samuel Umtiti, duke fiksuar edhe çmimin për kartonin e tij. Mësohet se drejtuesit “blaugrana” e vlerësojnë francezin 60 milionë euro. Sipas medieve angleze, interes për 25-vjeçarin kanë shfaqur dy klubet e rëndësishme të Premier Leagues, Manchester United dhe Arsenali.

“Blaugranat” kanë nevojë për para për blerjet e Griezmann dhe Neymar, ndaj janë të detyruar të shesin disa lojtarë të rëndësishëm.

Sezonin e kaluar, Umtiti luajti vetëm në 14 ndeshje të kampionatit edhe për arsye dëmtimi, por është e qartë që aktivizimi në vazhdimësi i Lenglet i ka lulur kuotat e tij për formacionin bazë. Por nëse Barcelona është ende në garë për të blerë de Ligt, që kushton jo pak por 75 milionë euro, atëherë shitja e Umtiti kthehet në prioritet.

Të ngjashme