Barça gati t’ia prish planet Chelseas për Kounde

Prishtinë | 19 Qer 2022 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është gati t’ia prishë planet e Chelseat për mbrojtësin e Sevillas Jules Kounde.

Sipas medieve spanjolle, katalonasit janë hedhur në sulm për yllin e Sevillas.

Chelsea prej kohësh është duke e kërkuar Kounde-n, por tashmë në garë për francezin është futur edhe Barcelona.

Trajneri i ‘Blaugranave’, Xavi Hernandez e pëlqen lojtarin e Sevillas, të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Rreth 80 milionë euro thuhet së është kartoni i Kounde, çmimin të cilin Chelsea është e gatshme t’ia paguajë Sevillas, derisa oferta e Barcelonës mësohet së do të jetë 60 milionë euro plus një lojtar.

Francezi duket së preferon transferimin në ‘Camp Nou’.

Të ngjashme