Barça i do 100 milionë euro për Coutinhon

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti katalunas nuk do ta lë të largohet mesfushorin brazilian për një shifër më të ulët se kjo

Barcelona është e gatshme t’i dëgjojë ofertat për Philippe Coutinhon gjatë verës që vjen.

Mirëpo, gjiganti katalunas nuk e ka ndërmend ta shesë mesfushorin ofanziv për një shifër më të ulët se 100 milionë euro.

Për këtë siguron e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Përfaqësuesi brazilian këtë sezon është i huazuar në Bayern Munich, por gjiganti bavarez nuk e ka në plan ta blejë kartonin e tij.

Prandaj, ish-futbollisti i Interit, Espanyolit e Liverpoolit do të rikthehet përkohësisht në “Camp Nou” pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, interesim për futbollistin kreativ ka shfaqur Chelsea pasi lojtarin e pëlqen tej mase trajneri Frank Lampard.

Mbetet të shihet nëse “Blues” janë të gatshëm t’i paguajnë 100 milionë euro për Coutinhon. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme