Barca i vihet pas Otamendit

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Barcelona pritet që të bëjë një transferim befasues.

Katalansait janë duke e shqyrtuar seriozisht blerjen e mbrojtësit të Manchester City, Nicolas Otamendi.

30 vjeçari ka zhvilluar vetëm dhjetë ndeshje sivjet në Premier League, për çka ka vendosur edhe vet ta shqyrtojë largimin nga Etihad, shkruan Sky.

“Ai s’është i lumtur”, ka thënë trajneri Pep Guardiola ditë më parë.

“I lumtur është kur luan, po jo kur s’luan. Jo vetëm Otamendi por të gjithë. Do të doja ta mbaja, por që varet edhe nga futbollistët dhe agjentët”, ka shtuar ai.

Interesimi i Barcës duket se e ka joshur Cityn, pasi që me largimin e argjentinasit ata konsiderojnë blerjen e Matthijs de Ligt nga Ajax.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme