Barça i vihet pas Willianit

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti katalunas e ka rikthyer interesimin për mesfushorin ofanziv brazilian, i cili pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës

Braziliani Willian pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës që vjen, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori ofanziv është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me “Blues” dhe palët mund të ndahen pas pak muajsh.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona e ka rikthyer interesimin për përfaqësuesin brazilian.

Tash, kampioni aktual spanjoll e ka mundësinë ta transferojë Willianin pa para, duke e pasur parasysh se ai do të jetë lojtar i lirë gjatë verës.

Interesim për futbollistin kanë shfaqur edhe Tottenhami dhe Juventusi.

Willian do ta pëlqente një transferim në Camp Nou.

Por, ai do të qëndronte edhe në Chelsea, nëse i ofrohet një kontratë me afatgjate.

Të ngjashme