Barça ia ofron Interit Umtitin në shkëmbim të Skriniarit

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dëshiron ta transferojë qendërmbrojtësin sllovak Milan Skriniar në afatin kalimtar të verës, prandaj dhe i ka propozuar Interit një ofertë tërheqëse.

Gjiganti katalonas ia ka ofruar zikaltërve mbrojtësin francez, Samuel Umtiti, në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për Skriniar.

Qendërmbrojtësi i Interit shihet si zëvendësues i francezit në Camp Nou, edhe pse për t’i siguruar shërbimet e tij Barça përballet me konkurrencë.

Real Madridi dhe Manchester Unitedi kanë shprehur interesim të madh për sllovakun kohëve të fundit.

Interit, i cili ka biseduar me Barçën për disa lojtarë së fundmi, i është ofruar Umtiti për ta zëvendësuar Skriniarin.

Të ngjashme