Barcelona kërkon Dybalan si zëvëndësues të Neymarit

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 14:11 | Nga

Barcelona është hedhur në sulm për të zëvëndësuar sa më shpejt Neymarin.

Me transferimin e yllit brazilian që duket i pashmangshëm, duket se Barça ka vendosur të mos qëndrojë duarkryq.

Pasi Liverpooli po e refuzon klubin katalanas për Coutinhon, është gazeta spanjolle “Marca” raporton se Barcelonaa e sheh Dybalan si njeriun e përshtatshëm dhe një lojtar që transferohet më lehtë si zëvëndësues.

Tashmë Barcelona ka kontaktuar ekipin e lojtarit, i cili ka shprehur gatishmëri të menjëhershme për t’u bashkuar me Messin në “Camp Nou”.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por me të hollat e Neymarit prej 222 milionë eurosh nuk ka lojtar që nuk do të mund të transferonte Barcelona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme