Barça nuk arrin më shumë se barazim në Paris, eliminohet

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 22:58 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint Germain e ka eliminuar Barcelonën nga Champions League duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Ashtu si Cristiano Ronaldo me Juventusin, nga Champions League 24 orë më vonë është eliminuar edhe Lionel Messi me Barcelonën.

Pas humbjes 4-1 në “Camp Nou” tri javë më parë, Barça shpresoi te një përmbysje në “Parc des Princes”, bazuar edhe në historinë.

Kjo nuk ndodhi, ndoshta pak edhe për fajin e Messit, që nëse do të kishte shënuar atë penalltinë në fund të pjesës së parë për rezultatin 2-1, me siguri se ndeshja do të kishte marrë kaheje tjetër.

Sido që të jetë, në fund sfida përfundoi 1-1 me golat e Kylian Mbappes për PSG-në dhe Leo Messit për Barçën, derisa me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua të mërkurën, Liverpooli e mundi 2-0 Leipzigun, 4-0 me rezultat të përgjithsëm.

Të ngjashme