Barça nuk gabon, mban diferencën me ndjekësit

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka shënuar tjetër fitore në La Ligë për të mbajtur diferencën prej pesë pikëve ndaj ndjekësit të parë, Altetico Madridit, dhe 13 nga Sevilla, që është ndjekësja e dytë.

“Viktimë” e Barçës këtë herë ishte Girona. Ajo pësoi 0 me 2 në xhiron e 21-të.

Nelson Semedo në minutën e nëntë dhe Lionel Messi 60 minuta më pas realizuan golat për fitoren e 15-të të Barcelonës këtë edicion.

Në tabelë, Barcelona prin me 49 pikë. Atletico ka 44 në vendin e dytë e Sevilla 36 në të tretin. Po aq pikë ka edhe Real Madridi në pozitën e katërt, por me një takim më pak të zhvilluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme